Me shitjen e mundshme të Roberto Firminos te Bayern, duket se i preferuari i trajnerit Jurgen Klopp te Liverpool është Ciro Immobile.
Sulmuesi i Lazios është aktualisht golashënuesi më i mirë i Serisë A, me 27 gola. Italiani ka udhëhequr skuadrën laciale në zonat e larta të renditjes dhe vitin tjetër mund të luajë në Champions League
Cilësitë e tij kanë rënë në sytë e trajnerit Klopp, i cili është gati të bëjë një ofertë të majme. Deri tani duket e vështirë që presidenti Cluadio Lotito të heqë dorë nga një lojtar i tillë, por nëse Klopp e do një gjë, e merr.

0 Comments