Fotografia e Liverpool FC Shqip

Jurgen Klopp ka dhënë një mesazh shumë prekës për të gjithë fansat e futbollit, mbi të gjitha për qenien njerëzore, e cila është prekur nga koronavirusi, virus ky vdekjeprurës, dhe po kalojmë të gjithë momente aspak të këndshme duke u mbyllur të gjithë në karantina si dhe duke u pezulluar çdo aktivitet në çdo aspekt dhe fushë të jetës.

Ndër të tjerash, mes asaj se çfarë ka thënë strategu gjerman, trajneri i Liverpoolit, ju ftojmë ta lexoni deklaratën e tij të fundit më poshtë që kemi përgatitur enkas për ju.

“Unë mendoj se nuk është një moment që mendimi i një trajneri të futbollit ka rëndësi për ju. Por, unë i kuptoj fansat tanë dhe në përgjithësi të futbollit se ata duan të na shohin në fushë. Së pari dhe më e rëndësishmja është që ne të gjithë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur njëri-tjetrin.

Kjo duhet të vlejë gjatë gjithë jetës, por tani është më e rëndësishme se kurrë më parë. Kam thënë edhe më përpara se futbolli gjithmonë duket më i rëndësishmi nga gjërat më pak të rëndësishme. Sot, ndeshjet e futbollit dhe futbollit në të vërtetë nuk janë aspak të rëndësishme.

Sigurisht, ne nuk duam të luajmë përpara një stadiumi të zbrazët, por kështu ndihmojmë secilin që të jenë më të sigurt e më të shëndetshëm. Vendimin për pezullimin e garave sot nga Premierliga ne e mbështesim plotësisht. Ky virus ka treguar se të qenët i përfshirë në futboll nuk ofron imunitet. Për klubet tona rivale dhe individët që janë prekur me virusin, ne do të lutemi e do jemi mendje te ta tërë kohën.

Askush nga ne nuk e di në këtë moment se cili do të jetë rezultati përfundimtar, por si një ekip duhet të kemi besim se autoritetet do të marrin vendime të drejta e të bazuara në moral të shëndoshë.

Po, unë jam menaxheri i këtij ekipi dhe klubi dhe për këtë arsye mbaj një përgjegjësi. Por, me kaq shumë njerëz rreth qytetit tonë, rajonit, e botës, do të ishte plotësisht e gabuar të flitet për ndonjë gjë tjetër përveç këshillimit të njerëzve për të ndjekur këshillat e ekspertëve dhe të kujdesen për veten e tyre dhe njëri-tjetrin. Mesazhin po e nis për ju, për mirëqenien tuaj. Vendosni shëndetin tuaj si diçka parësore.

Mos u afroni tek rreziku. Mendoni për të prekurit në shoqërinë tonë dhe veproni aty ku është e mundur me dhembshuri për ta. Ju lutemi kujdesuni për veten dhe kujdesuni për njëri-tjetrin. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm” me dashuri Jurgen Klopp.