Mosarritja e përfundimit të sezonit mund të shohë Premier League të humbë një shifër të madhe parash prej 750 milionë funtesh apo 825 milionë eurosh.
Të premten në mëngjes, pas një takimi urgjent, u konfirmua se Premier League dhe EFL kanë pezulluar të gjitha ndeshjet deri më 3 prill pas përhapjes së coronavirusit.
Shtyrja përfshin të gjitha ndeshjet në Premier League , Championship, League One dhe League Two, si dhe të gjitha ndeshjet e akademisë dhe ekipeve të të rinjve.
Premier League do t’i humbiste plot 825 milionë euro nga transmetimi i ndeshjeve dhe para nga reklamat apo gjërat tjera komerciale.
Edhe La Liga para disa ditësh u zbulua se do të humbas rreth 700 milionë nga anulimi i kampionatit.

0 Comments