Federata e Anglisë po planifikon që ky sezon të përfundojë me synim që ndeshjet që kanë mbetur të luhen mbrapa dyerve të mbyllura shkaku i coronvirusit.

Liga Premier u shty deri më 3 prill shkaku i pandemisë botërore, mirëpo tani nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehet.

Football London raporton tani se edicioni që është ndërprerë shkaku i virusit vdekjeprurës, mund të rifillojë në muajin korrik.

Në ligën angleze kanë mbetur vetëm edhe nëntë xhiro për t’u zhvilluar, derisa Liverpoolit i duhen edhe gjashtë pikë për t’u shpallur kampion.

Liverpooli është 25 pikë larg vendit të dytë Manchester City dhe vetëm nëse sezoni përjashtohet ata mund të mos shpallen kampion.

Federata e Anglisë dëshiron që ky edicion të rifillojë pa prezencën e tifozëve dhe me një masë të lartë të sigurisë dhe të përfundojë brenda gjashtë javëve.