Ish futbollisti i njohur, Mohamed Sissoko, beson se ylli i Liverpoolit, Sadio Mane do të përfundojë te Real Madridi.
Mane ka shënuar 14 gola në Ligën Premier dhe ka dhënë shtatë asistime deri më tani këtë sezon.
Liverpooli është lider me avantazh prej 25 pikëve ndaj Manchester Cityt, por kampionati është ndërprerë shkaku i shpërthimit të coronavirusit.
“Unë e shoh Manen te Real Madrid [më shumë sesa Mohamed Salahun]”.
“Ai [Mane] ka karakteristikat që dëshiron [Zinedine] Zidane, mendoj se Mane do të shkojë në Real Madrid”.
“Nuk e di nëse Salah do të vazhdojë me Liverpoolin. Nëse ai largohej, largimi i tij mund të ishte i mirë për ekipin. Liverpooli është shumë i zgjuar dhe do të dijë si ta zëvendësojë”, ka thënën Sissoko fillimisht



0 Comments