Sadio Mane njihet si futbollist që dallohet edhe si humanist i madh, me theks të veçantë duke ndihmuar në vendin e tij për ndërtimin e shkollave dhe shumë mjediseve tjera.
Së fundit, ylli i Liverpoolit, po e ndërton një spital të madh në qytetin e tij të lindjes, ku do të trajtohen gjithashtu pacientët me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur agjenti i tij, Bjorn Bezemer.
Ky spital do të kushtojë 3.5 milionë dollarë, dhe Mane do të paguajë të gjitha shpenzimet.
Bezmer vuri në dukje se janë përshpejtuar punimet për të trajtuar pacientët me COVID-19.

0 Comments