Një tifoz i Liverpooli ka marrë kamionin e tij, duke krijuar një paradë për titullin e Ligës Premier, së bashku me disa tifozë të tjerë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është 25 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt, derisa i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallur kampion pas më shumë se 30 vitesh.
Liga angleze është e suspenduar që nga mesi i muajit mars, derisa planifikohet që të rikthehet më 12 qershor.
Por, tifozët e The Reds nuk mund të presin më gjatë dhe kanë filluar paradën e tyre të krijuar me një kampion të hapur lartë.
Liga Premier ditë më parë ka bërë të ditur se ata do të mbështesnin paradën e Liverpoolit për titull, mirëpo duhet të shikojnë se sa është e sigurt situata nga coronavirusi.

0 Comments