
4 rekordet kryesore që mund t'i thyejnë Të Kuqtë deri në fund të sezonit:
1. 100 PIKËSHI I CITYT- Liverpoolit i duhen 15 pikë nga 21 të mundshmet në 7 ndeshjet e fundit për ta thyer këtë rekord;
2. 32 FITORE BRENDA NJË SEZONI - Djelmoshave të Klopp iu nevojiten 5 fitore në 7 ndeshjet e fundit për ta thyer rekordin prej 32 fitoreve brenda një sezoni, rekord që mbahet nga Manchester City(në dy sezone:2017/18 & 2018/19);
3. BILANCI 100% NË SHTËPI - Aston Villa, Burnley dhe Chelsea janë 3 ndeshjet e fundit në Anfield, e nëse i fitojmë që të 3ja, bëhemi skuadra e parë në histori të Premierligës që i fiton të gjitha 19 ndeshjet në shtëpi brenda sezonit;
4. DIFERENCA E PIKËVE ME PËRCJELLËSIN E PARË - Rekordi aktual mbahet nga Manchester City, të cilët në sezonin 2017/18 e fituan titullin me 19 pikë distancë nga përcjellësi i parë, ndërsa Liverpool këtë edicion diferencën e distancën sociale me pikë me kundërshtarët e ka mbajtur gjatë gjithë sezonit, distancë e cila aktualisht është 23 pikë, që nënkupton se jemi në rrugën e duhur për ta thyer edhe këtë rekord.
Të gjitha këto mund të vijnë pas një sezoni SPEKTAKOLAR, sezon i cili u kurorëzua me atë të cilin e kishim synim nga java e parë; TITULLIN KAMPION.
🏆
YNWA 🔴❤
0 Comments