Një ndjenjë e përgjegjësi për këtë fanellë do ta qojë Liverpool-in në ndjekje të titujve të ardhshëm, ka thënë Andy Robertson.
Mbretërit anglez, kampiona të Europës dhe të Botës do ta marrin trofeun e Premie Ligës të Mërkurën në Anfield në ndeshjen ndaj Chelsea. Duke i pasur plot 97 pikë dhe me shpresë që tjetrin sezon të jenë më të mirë.
Titulli vendas do ti bashkohet Ligës së Kampionëve, Super Kupës së UEFA-së, dhe Kupës së botës për klube të FIFA, të skuadrës të udhëhequr nga Jurgen Klopp.
Mirpo etja e Robertson dhe skuadrës së tij ende nuk është shuar.
" Është ajo ndjenja që kishim në hotel kur Chelsea e mposhti Manchester City, është ajo ndjena që kishim në autobus pasi e mposhtëm Tottenham në finale të Ligës së Kampionëve, kto janë ndjenja që si lojtar i futbollit nuk mund të marrësh më shumë atëher dëshirojm ti mbajmë këto që i kemi" -- tha Andy Robertson kur u pyet se si Liverpooli do ta menaxhojë këtë situatë dhe të shkojë edhe më përpara.
" Ne nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë vetëm një ose dy herë por dëshirojmë që kjo të jetë normale, ne e dëshirojmë këto fitore qdo vit dhe kjo është pse pas fitorës së Ligës së Kampionëve ne qëndruam shum të motivuar dhe fituam edhe Premier Ligën."
" Motivimi jonë do të jetë gjiothmonë aty për të fituar trofe prapë në sezonin e ardhshëm, nëse kjo do të ndodhë sepse të gjitha ekipet po pregaditen po nënshkruajnë kontrata me lojtarë të ri. Mirpo ne jemi mjaftueshëm të fortë dhe më e rëndësishmja motivi është gjithmonë tek ne."
" Motivimi për të fituar trofe do të jetë gjithmonë midis nesh. Tashmë duhet të kujdesemi për këtë përgjegjësi që kemi mirpo me këtë trajner që kemi jam 100% i sigurtë që nuk do të lejoj që ne të shkojmë poshtë dhe të dështojmë."
0 Comments