Thiago Alcanatara. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Thiago Alcantara është njëri nga objektivët kryesor të Liverpoolit për afatin kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll do të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re.

Kontrata aktuale e Thiagos me Bayernin skadon në verën e vitit 2021 dhe lojtari ka shprehur dëshirë për tu larguar pas shtatë viteve qëndrim në Munich.

Ish-lojtari i Milan, Bayern Munich e Liverpool, Christian Ziege thotë se Thiago Alcantara nuk do të përshtatej me stilin e lojës së Jurgen Klopp.

“Më duhet të them se e dua shumë Thiagon, pasi është një lojtar fantastik, por nuk jam i sigurt që përshtatet me Ligën Premier dhe stilin e lojës që aplikon Klopp”, deklaroi Ziege.

48-vjeçari mendon se Thiago do të duhej të qëndronte në Bayern ose të transferohej tek ndonjë klub spanjoll.

“Unë mendoj se Bayerni është një skuadër shumë e mirë për të që i përshtatet shumë mënyra e lojës së tij”.