Jordan Henderson (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Jordan Henderson ka folur për ndjenjën e ngritjes së trofeut lartë me skuadrën e Liverpoolit.

Liveprooli ngriti lart trofeun e Ligës Premier pas plot 30 viteve, pas një sezoni brilant dhe sigurimit të titullit disa javë pa përfunduar sezoni i rregullt.

Për ndjenjën e ngritjes së trofeut ka folur edhe kapiteni Henderson, i cili e ka cilësuar si diçka të mahnitshme.

“Kemi pritur shumë kohë. Ndërtimi i tij, ecja atje lart ishte e mahnitshme. Ashtu siç thashë, djemtë e merituan këtë moment”, ka thënë fillimisht Henderson.


“Familjet ishin atje lart duke na parë, gjë që ishte një gjë e madhe për ne si ekip”.

“Ka qenë një sezon i mahnitshëm dhe ta kurorëzosh ashtu ishte vërtet e veçantë”, përfundoi kapiteni i Reds.